Qyteti i Shkupit sot i shpalli policin, zjarrfikësin dhe dhuruesin më të mirë të gjakut për vitin 2017. Zjarrfikës më i mirë është shpallur Xhevat Ibraimi, komandant i repartit në Brigadën  Zjarrfikëse të Qyteti të Shkupit, nëpunës më i mirë policor për vitin 2017 është Zoran Pavllovski, i punësuar në Sektorin për siguri të trafikut rrugor pranë Sektorit të Punëve të Brendshme – Shkup, ndërsa për dhurues më të mirë të gjakut është shpallur Zoran Stojumenovski.

Mirënjohjet i ndau zëvendëskryetari i Qytetit të Shkupit Enver Maliqi i cili tha se kjo mirënjohje duhet të jetë motivim personal për secilin prej tyre, por edhe shembull i mirë për mjedisin në të cilin punojnë.

“Humaniteti është vlerë shoqërore. Kjo është pjesë e parimeve tona. kjo është pjesë e etikës tonë. Shkupi është qytet i solidaritetit dhe si i tillë i kultivon traditat e humanitetit dhe solidaritetit ndaj të gjithë atyre të cilëve u duhet ndihmë. Për këtë qëllim Qyteti i Shkupit në mënyrë shtesë i motivon ata që më shumë kanë kontribuar për promovimin e humanitetit me veprat e tij”, tha zëvendëskryetari Enver Maliqi.

Ibraimi theksoi se mbresëlënëse për këtë vit ka qenë pjesëmarrja në aksionin për shpëtimin e dy personave në Vodno të cilët janë nxjerrë të gjallë nga humnera e thellë 30 metra.

Polici më i mirë Pavllovski humanitetin e tij e ka shfaqur në ndihmën e shoferit i cili ka qenë me një grua shtatzënë në automjet, ndërsa është bllokuar në trafik të shkaktuar nga protesta.

Dhuruesi më i mirë i gjakut i cili u shpall më i mirë e bën këtë vepër nga viti 1988 dhe deri më tani ka dhuruar gjak 104 herë.