Nëna e tre fëmijëve ka zbuluar se bashkëshorti e tradhëton, me një grua e cila po ashtu është e martuar. Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNeës”.

“Përshëndetje të gjithëve.

Nuk di as nga t’ja filloj…!

Ndihem e zbrazët brenda vetes, pothuajse e vdekur.

Kam 13 vite e martuar me burrin tim dhe para disa ditësh ai më tradhtoi dhe e zbulova.
Ose më saktë lexova mesazhet që më lanë pa fjalë.

Me të vërtetë më sëmurën, më bënë të vjell në kuptimin e parë të fjalës.

Në fakt të dy më bënë të vjell, sepse edhe ajo, dashnorja e burrit tim është e martuar.

Problemi i madh është që unë e dua shumë burrin tim dhe nuk mund ta largoj ose të largohem vetë prej tij.

Ne kemi tre fëmijë si drita e diellit dhe jemi të respektuar në të gjithë Shkodrën.

Burri më tha në fillim se ndjen dashuri për të, por kur pa që ajo nuk e la burrin, ndërroi mendje dhe tha që më do mua dhe më kërkoi falje për tradhëtinë.

A ka gjë më të ulët se këtë në jetë?!

Dua të përpiqem ta shpëtoj martësën, e di që nuk do të jetë e lehtë, por uroj me shpirt të mund ta fal burrin.

Për momentin ndihem kaq fort e trishtuar dhe e zemëruar.

I kam besuar aq shumë dhe ai çfarë bëri?

Më ka zhgënjyer si kurrë më parë, çfarë mund të bëj? Faleminderit të gjithëve”, shkruan ajo.