Shteti të paguajë gjysmën nga shpenzimet për shtypje dhe distribuim të mediumeve të shtypura si mbështetje ndaj tyre, propozon Shoqata e mediumeve të shtypura (SHMSH). Gjatë ndarjes së mbështetjes të respektohen kriteret e caktuara në mënyrë të rreptë. Nga mbështetja të përjashtohen gazetat e shtypura të cilat janë pa pagesë dhe edicionet e specializuara tematike.

Ky është propozimi fillestar në bazë të të cilit sot u zhvillua debat për mënyrën se si t’u ndihmohet mediumeve të shtypura, organizuar në Qeverinë e RM-së. Minsitri pa resor, i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski, theksoi se ky është vetëm propozim i parashtruar nga Shoqata, i cili mund të plotësohet. Gjatë përgatitjes së zgjidhjes do të merren parasysh të gjithamendimet e shprehura.

“Qëllimi i zgjidhjes për mbështetje është t’u ndihmohet mediumeve të shtypura të cilat paguajnë çmim më të lartë nga zhvillimi i mediumeve të reja dhe rrejteve sociale. Në atë rast kjo nuk është mënyrë për ndikim dhe kontroll të mediumeve”,tha Popovskii. Shtoi se tek Qeveria ka dilemë nëse të mbështetet tirazhi i shtypur apo shitës.

Përfaqësuesi i SHMSH-së, Lirim Dullovi theksoi se nëse ndihmohen edhe gazetat pa pagesë, me këtë do të rrezikohej konkurrenca lojale, sepse ato kanë tirazh më të madh dhe mund të tërheqin reklama më shumë. Mbështetje shtetërore për gazetat pa pagesë, tha, nuk ka askund në vendet evropiane.

Antonio Spasev nga gazeta pa pagesë “Skopsko Eho” konsideron se ky propozim është kontestues, sepse edhe ata paguajnë TVSH për të gjithë ekzemplarët e shitur. Edhe ne, tha ai, luftojmë të mbijetojmë në këto kushte, ndërsa dikush dëshiron të mos marrim mbështetje në një betejë të tillë.

Se në pozitë të privilegjuar nuk do të ishin gazetat pa pagesë konsideron edhe Sllobodanka Jovanovska nga gazeta ditore “Nezavisen”. Nëse dikush paguan shpenzime për 5.000 tirazh, ndërsa dikush për 30 mijë, atëherë, tha ajo, do të marrë mbështetje për gjysmën e shpenzimeve reale edhe në njërin, edhe në rastin tjetër. Nuk shoh se ku është këtu konkurrenca jolojale, potencoi ajo dhe pyeti përse nëse është aq lehtë të mirëmbahet një gazetë pa pagesë, të gjitha të bëhen të tilla.

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve, Naser Slemani theksoi se kjo zgjidhje për mbështetje të mediumeve të shtypura është e mirë dhe se bazohet në përvoja evropiane për çka SHGM ka bërë edhe analizë. Meqenëse paratë jepen për shpenzime reale për shtypje dhe distribuim, tha, mbështetja nuk do të thotë ndikim në politikkën redaktuese.

Mbështetja për mediuemt e shtypura, u tha në debat, del nga rekomandimet e Pribesë. Si mbështetje shtetërore për mediume të shtypura do të ndaheshin rreth një milion euro në vit.

Në Buxhetin për vitin 2018, siç informoi Popovski, nuk është paraparë zë i këtillë, por kjo do të mund të gjendej me ribalanc të mundshëm të Buxhetit i cili do të bëhej vitin e ardhshëm.

Në Shoqatën e mediumeve të shtypura bëjnë pjesë “Slloboden peçat”, “Veçer”, “Koha”, “Nova Makedonija”, “Fokus”, “Shenja”, “Lajm”, “Kapital”, “Prilepski zenit”, “Shtipski klasal” dhe “Bitolski vesnik”.