66 vjecari nga Shkupi është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij dje pasdite, përcjell Aktuale.

Ai ka jetuar në rrugën Zheglanje. Atë e ka gjetur një mik i tij i cili ka ardhur që ta kontrolloj se pse nuk i përgjigjet në telefon.

Nga policia njoftojnë se vdekjen e ka konstatuar mjeku ndërkaq trupi është dërguar për obduksion.