Deklaratë për “Universitet pa korrupsion” do të nënshkruhet sot në Rektoratin e Universitetit “Shën Kirilit dhe Metodi” në Shkup, në organizim të Institutit për hulumtime strategjike dhe edukim – ISIE.

Në nënshkrimin e deklaratës janë të ftuar rektorët e universiteteve publike në shtet.

Sipas paralajmërimit, njëherit në Rektorat do të mbahet edhe tryezë e rrumbullakët me temë “Mundësitë e ligjit për mbrojtjen e informatorëve si vegël për parandalimin e korrupsionit në universitetet në Maqedoni”.

Organizatori paralajmëron fjalime të ministres së Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska dhe ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni Xhes Bejli.

Ngjarja organizohet me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në RM.