Shkrimtarja Rita Petro e cila hapi mjaft debate dhe polemika për poezinë e saj mbi incestin mes vëllait dhe motrës ishte e ftuar gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Zonë e Lirë’ ku u përball me pastorin Akil Pano.
Petro e ka quajtur aktin e incestit si simbol të bukur që lindi njerëzimin, por është kundërshtuar nga pastori.
“Të gjithë janë kapur tek fjala incest dhe jo tek thelbi i poezisë. Unë jam kundër incestit në atë poezi deri në vargun e fundit dhe vajza që është personazhi im është e mallkuar”- tha ajo.
Pastori tha se dashuria mes motrës dhe vëllait nuk mund të jetë ashtu siç Rita e përshkruan.
“Kjo dashuri nuk mund të njolloset në këtë mënyrë”- tha ai.