Eksportet e Kosovës në drejtim të Shqipërisë janë rritur, megjithatë deficiti tregtar me këtë vend ka shkuar duke u thelluar, shkruan sot Koha Ditore.

Eksportet e Kosovës në Shqipëri janë rritur në masën 47% ose me 18.42 milionë euro për 11- mujorin e këtij viti, por dallimi në raport me importet arrin në 88 milionë euro.

Në bazë të shifrave të publikuara nga INSTAT (Instituti Shqiptar i Statistikave), Shqipëria ka eksportuar në Kosovë për 11-mujorin e këtij viti mallra me vlerë prej 145.6 milionë eurosh, me një rritje prej 30.7%, ndërsa ka importuar nga Kosova mallra me vlerë 57.65 milionë euro.