Pak orë më parë në media u publikua videoja ku një burrë shkatërronte me sëpatë një dyqan në kryeqytet. Por, dyqani i nxjerrë në video nuk ishte i vetmi që e kishte pësuar nga personi në fjalë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ai kishte bërë të njëjtën gjë edhe me dy dyqane të tjera në kryqytet. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 27 nëntorit në rrugën “Lord Bajron” në Tiranë. 

Njoftimi i policisë

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të Komisariatit nr.3, të cilët kanë konstatuar se një shtetas me sëpatë ka shkatërruar ambientet e brendshme të tre bizneseve private, të cilët ndodhen ngjitur me njëri- tjetrin.

Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen a autorit, shtetasin F.Sh. 34 vjeç, banues në Tiranë. 

Veprimet procedurale nga ana e uniformave blu janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku shtetasi I mësipërm u arrestua në flagrancë për veprën penale” Shkatërrimi I pronës” parashikuar në nenin 154 të Kodit Penal.

Ju informojmë se njoftimi në lidhje me ngjarjen e mësipërme është raportuar nga Policia e Tiranës si edhe në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në internet.