Policia greke ka shkatërruar një bandë trafikantësh droge në zonën e gjerë të Atikës. Në pranga kanë rënë 15 persona, 8 prej të cilëve shqiptare.

Në kërkim janë edhe 8 persona të tjerë. Mosha e të arrestuarve varion nga 16 në 32. Në pranga gjithashtu ranë dhe 3 prindër të të arrestuarve të mitur për moskujdesje.

Banda shpërndante drogë në lagjet e Athinës dhe zonën e gjerë të Atikes. Sasitë që transportonin ishin të vogla, dhe përdoreshin për shitje tek klientët. Nga operacioni u sekuestruan 1785 gr marijuanë, 26 gr kokainë, 35 telefona, 10.040 euro 3 peshore, 8 thika lufte,31 gr methamfetamine dhe një sasi e vogël lëndësh narkotike e pajisje për transportin e shitjen.

Banda ishte nën vëzhgim të policisë prej kohësh, mënyra si operonte ishte e ditur, arrestimi u krye pas operacioni të organizuar brenda dy ditëve 19-20 dhjetor.