Shkalla e papunësisë në kuartalin e tretë të këtij viti është 22,1 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Sipas të dhënave të publikuara në kuartalin e dytë shkalla e papunësisë ka qenë 22,6 për qind, ndërsa në fund të vitit të kaluar 23,7 për qind.

Popullata aktive në Maqedoni në kuartalin e tretë numëron 954.814 persona, prej të cilëve të punësuar janë 743.451, ndërsa 211.363 persona janë të papunë.