Oficerët në Marshfield të SHBA iu përgjigjën një thirrjeje për një person të dehur rreth 51-vjeçar, i cili ishte i armatosur me thikë dhe kërcënonte të dëmtonte veten.

Pas gjetjes së tij në një kishë, i dehuri iku me makinën e tij i ndjekur nga një skuadër e policisë.

I dehuri vazhdoi ikjen deri tek shtëpia e tij ku u përplas me kamionin e tij të punës dhe u arrestua.

Dennis D Korpal, u transportua në burgun e Qarkut të Wood-it për akuza të shumëfishta dhe akuza për kundërvajtje.