Te viktima është shkaktuar ndjenja e ankthit, frikës dhe pasigurisë I pandehuri N.N me urdhër të Gjykatës do të paguajë shumën prej 250 euro për kapjen për flokësh e shuplakat e dhëna ndaj tani më ish- bashkëshortes. Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për t’i shqiptuar urdhër ndëshkimor në shumë prej 250 eurosh për sulm ndaj bashkëshortes. Sipas prokurorisë, tri vjet më parë, saktësisht më 8 dhjetor 2014, në ora 19:00, në banesën e tij në Prishtinë, i pandehuri, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me bashkëshorten e tij, me dashje ka përdorur forcë fizike ndaj saj, raporton Kallxo. I njëjti pretendohet të ketë kapur bashkëshorten e tij për flokësh e më pas ta ketë goditur atë me shuplaka, me ç’rast tek viktima është shkaktuar ndjenja e ankthit, frikës dhe pasigurisë. Gjykata në lidhje me këtë ka vendosur që me urdhër ndëshkimor ta dënojë të N.N me gjobë prej 250 euro.