Pjesëmarrja në stërvitje të përbashkëta dhe fushata për ngritjen e vetëdijes për rolin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në ruajtjen e sigurisë dhe paqes së qytetarëve, e mes tyre edhe të gazetarëve, si dhe për rëndësinë që gazetarët lirshëm dhe të sigurtë ta kryejnë punën e tyre, janë pjesë e aktiviteteve që bashkarisht do t’i zbatojnë MPB-ja dhe Shoqata e gazetarëve e Maqedonisë.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe kryetari i SHGM-së Naser Selmani sot nënshkrua Memorandum për bashkëpunim, i cili po ashtu parashikon edhe krijimin protokollit për njoftimin për ngjarjet me rrezik të lartë.

SHGM përmes stërvitjeve adekuate do të ndihmojë në përgatitjen e pjesëtarëve të MPB-së për paraqitje mediale, respektivisht në komunikimin me mediat në interes të së drejtës për shprehje të lirë.

“Në të kaluarën ishim dëshmitarë për sulme ndaj gazetarëve, diçka që nuk guxon të ndodhë në një vend demokratik. MPB-ja do të bëjë gjithçka që punëtorët medialë të mundet lirshëm dhe të sigurtë ta kryejnë punën e tyre. Mediat janë shtylla e një shoqëria demokratike, ata duhen të kenë kushte që lirshëm dhe të sigurtë ta kryejnë punën e tyre”, tha Spasovski.

Selmani tha se me nënshkrimin e sotëm demonstrohet vullneti politik i ministrit të ri se do të zgjidhen problemet, të cilat i prekin gazetarët.

Problemi themelor i gazetërave gjatë periudhës së ardhshme ishte siguria e tyre dhe roli i mediave në një shoqëri demokratike. Gjatë pesë viteve të kaluara si SHGM regjistruam mbi 50 sulme të ndryshme mbi gazetarët, ndërsa institucionet nuk arritën të dërgojnë para gjyqit asnjë prej tyre, e mes tyre për fat të keq kishte edhe pjesëtarë të policisë”, tha Selmani.

Ai shtoi se ky memorandum e tregon gatishmërinë e dy palëve që të bashkëpunojnë dhe t’i japin fund politikës së mosdënimit të sulmeve ndaj gazetarëve.

“Deri tani ka pasur përparim të caktuar në këtë drejtim. Dhjetë raste veçmë janë procesuar në prokurori, ndërsa presim që në të ardhmen policia të vazhdojë me masa të mëtejshme dhe aktivitete për ndriçimin e këtyre sulmeve”, shtoi Selmani.