Këshilli Drejtues i Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë “Pavel Shatev” e shfuqizoi konkursin për pranimin e 60 dëgjuesve në trajnimin fillestar të kandidatëve për prokurorë publikë.

“Këshilli Drejtues i Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev” në seancën e mbajtur më 11 dhjetor të vitit 2017 mori vendim për tërheqjen e shpalljes publike të Akademisë për pranimin e 60 dëgjuesve në trajnimin fillestar të kandidatëve për prokurorë publikë, të shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë nga 30.08.2016 dhe në gazetat ditore “Lajm” dhe “Nova Makedonija”, theksohet në vendimin e publikuar në faqen e internetit të Akademisë.

Konkursi është shfuqizuar, sepse kundër 41 personave nga kandidatët e paraqitur është ngritur procedurë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup për vepër penale “falsifikim të dokumenteve” e cila ende është në vijim.

Këto kandidatë kanë konkurruar në konkursin me certifikata të falsifikuara për gjuhën angleze.