Shumica e personave nga Ministria e Mbrojtjes, të cilët në mënyrë të pabazuar kanë marrë paradhënie, i kanë kthyer, ndërsa kundër një numri të caktuar të personave, të cilët nuk i kanë kthyer janë ngritur procese gjyqësore, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për gjendjen me shpenzimin e parave në Ministri nga ana e punësuarve dhe për atë nëse shpenzimi jo adekuat i parave është evidentuar pasi ajo është në funksion.

Ajo shfaqi shpresë se në një fat të shkurtër do të sigurohen mbrapa dhe paratë, të cilat deri më tani nuk janë kthyer.

Nga një shtatori është vendosur rregullore e re në MM, me të cilën saktë definohet çfarë nënkuptohet nën reprezantim dhe me të cilin duhet të parandalohet shpenzimi i paligjshëm i parave.

“Është me rëndësi që të gjithë funksionarët e zgjedhur në Qeveri të vetëdijesohen se sjellja jonë dhe vendimet tona janë test në opinion dhe secili prej nesh duhet ta mbrojë vendimin nëse ekziston bazë për të. Për vendime të marra të gabuara në këtë drejtim Qeveria do të tërheqë hapa dhe do të tregojë se nuk jemi të njëjtë”, tha Shekerinska.

Ajo theksoi se në Ministri në pjesën e paradhënieve dhe udhëtimeve zyrtare realisht ka ekzistuar kaos, që, siç tha, ishte toleruar, dhe madje edhe me qëllim i krijuar me qëllim të gjithë të jenë përzier në mënyrë të barabartë në një sjellje jo etike”.