Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, ka folur pas humbjes në Zvicër. Njësoj si trajneri Daja, edhe Shehi ishte i mërzitur nga mënyra se si përfundoi ky takim.

“Më vjen keq për rezultatin. Kemi luajtur mjaft mirë, por kur ndëshkohesh në fund e qan pikën që ke humbur. Kemi bërë 14 ndeshje në Europë dhe duhet thënë se kemi luajtur gati 2 kampionate dhe lojtarët vazhdojnë të kenë gjendje të mirë edhe luajmë si të barabartë me kundërshtarin. Jam tepër i kënaqur me ato çfarë kemi dhënë edhe çfarë kemi marrë.

Ndeshja e fundit në Europë? I kam thënë edhe çunave që dua ta mbyll me një ndeshje dinjitoze. Nuk dua të përqëndrohem te largimi apo qëndrimi im. Dorezat dhe fanellën do t’i mbaj, pasi vijnë nga një kompeticion i rëndësishëm edhe ne kemi luajtur për herë të dytë. Ky edicion është për të lënë shenjë, pasi kemi dalë me kokën lart”, tha Shehi.