Zyra e këshilltarit special amerikan, Robert Maler, shpenzoi 3.2 milionë dollarë për një hetim mbi përfshirjen e mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA në 2016, njoftoi Ministria e Drejtësisë e SHBA.

Paratë, siç thuhet në raportin e ministrisë, u shpenzuan që nga mesi i majit, kur hetimi filloi e deri më 30 shtator të këtij viti.