Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) duke kërkuar modifikime të caktuara të programit emigrues DACA, raporton Anadolu Agency (AA).

Programi DACA mbron njerëzit që në SHBA kanë hyrë ilegalisht derisa kanë qenë fëmijë. Grupin e demonstrantëve e përbënimin fëmijë të migrantëve ilegalë, në mënyrë popullore të quajtur “ëndërrimtarë”.

Demonstrantët tentuan të ndikojnë në sjelljen e ndryshimeve të caktuara të programit, heqjen e së cilës e ka paralajmëruar më parë presidenti Donald Trump.

Grupi u mblodh në sheshin Federal Plaza, në afërsi të së cilës gjenden zyrat e senatorëve të Illinoisit Tammy Duckworth dhe Richard J. Durbin.

Përskaj masave të larta të sigurisë, demonstrantët arritën të hyjnë në objektin, ndërsa kur iu lejua biseda me senatorët, vendosën të ulen në korridor.

Mbanin veshur edhe bluza të bardha ku shkruante “Nuk ka ëndërr. Nuk ka marrëveshje”. Pas kërcënimit se do të arrestohen dhe deportohen, protestat vazhduan jashtë.

Demonstrantët mbanin pankarta në të cilat shkruante se “Kombi ynë është ndërtuar mbi ëndërrat e migrantëve”, “Ky makth duhet të përfundojë, regjimi Trump/Pence doemos duhet të shkojë” dhe broritnin “Nëse nuk ka ëndrra, nuk ka as marrëveshje” dhe të ngjashme.

Protestat përfunduan pa incidente.