Gazetari i njohur i sportit, Dritan Shokohoxha, për herë të parë në një intervistë tregon për fillimet e tij të karrierës dhe dëshirën për t’u bërë gazetar sportiv.

Shakohoxhane ‘Xing me Ermalin’ tregoi se në fillim i duhej t’i komentonte ndeshjet me zërin e një komentatori italian në sfond pasi ndeshjet vidheshin dhe kjo ishte diçka shumë problematike derisa ndeshjet filluan të bliheshin nga televizionet , këtu gazetari tregon edhe çmimin marramendës sa blihet një ndeshje nga televizionet që e transmetojnë.

“Në fillim kur transmetonim ndeshje, në sfond ishte edhe zëri i një komentatori italian. Atëherë ishte shumë problematike sepse të gjithë thonin ‘Shumë flet ti, ule zërin të dëgjojmë italianin’. Tani që blihen ndeshjet me miliona euro, kjo duket sikur ka ndodhur para 2 mijë vjetësh, por në fakt pak vite më parë ka ndodhur. Telearbëria bleu për herë të parë një ndeshje futbolli , një ndeshje të Kombëtares shqiptare Lituani-Shqipëri, e bleu 5 mijë dollarë. Më pas televizioni Klan bleu për herë të parë një ndeshje të Champions League, 30 mijë dollarë. Atëherë u ble 30 mijë dollarë e drejta televizive për gjithë vitin, kurse tani 30 mijë dollarë është vetëm 1 ndeshje”, tregoi Shakohoxha.