Të ftohtin që ka pushtuar vendin këta të rinj, studentë të Politeknikut në Tiranë kanë zgjedhur ndoshta mënyrën më të mirë për ta, por për të tjerët qesharake që ta sfidojnë.

Kanë preferuar të mos dalin nga auditorët ku marrin leksione në fushën e inxhinierisë e për më tepër të zbaviten duke luajtur me letra.

Siç duket edhe në këtë foto, mungesa e sistemit të ngrohjes në shkolla ka bërë që edhe pse luajnë brenda ambientit të fakultetit, të mos i heqin xhupat.