Serbia të hënën do të hap dy kapituj të tjerë të bisedimeve për pranim në Bashkimin Evropian.

Bëhet fjalë për Kapitullin 6 që lidhet me ligjin e korporatave dhe Kapitullin 30 – të marrëdhënieve ekonomike me vendet e jashtme, shkruan B92, përcjellë Klan Kosova.

Shtetet anëtare të BE-së kanë vendosur që t’i japin dritën jeshile Serbisë, duke i hapur këta dy kapituj, që çojnë numrin total në 12.

Vendimi final për hapjen e kapitujve të ri, nga vendet anëtare, si zakonisht, konsiderohet progresi i Serbisë nga kapitujt 23 dhe 24, që lidheshin me reformën në rend dhe ligj si dhe progresin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinës.