Mbetemi në Qeveri deri në përfundimin e reformave. Kështu është shprehur prerazi kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

“Presioni është nga BDI, Artani, Bujari … Ahmeti është i gatshëm që ministrinë e shëndetësinë ta merr LSDM, sesa shqiptarët. E njëjta ka qenë edhe për spitalin e Kumanovës, më mirë LSDM se Aleanca. U ka hy tmerri se do të humbin zgjedhjet”, tha mes tjerash Sela, pas takimit me kryeministrin Zaev.