Me reformën e propozuar në sistemin e sigurisë krijohet një qendër e re e vendosjes. Ajo do të jetë Qendra operative-teknike që do ta zëvendësojë DSK-në, thonë organizatat civile. Sipas tyre, zgjidhjet ligjore nuk janë në përputhje me rekomandimet e prioriteteve urgjente për reforma të përshkruara në raportin e Pribesë. Sipas këtij dokumenti, shteti duhet të ketë qasje në komunikimet e qytetarëve vetëm me urdhër të Gjykatës dhe përmes operatorëve të telekomunikacionit, dhe të mos marrë përsipër trafikun e tërë telekomunikacionit, dhe pastaj të vendosë se cili qytetarë të ndiqet.

Pajisjen e njëjtë të cilën e ka në dispozicion DSK do ta ketë edhe QOT-ti. Nëse nuk pamundësohet devijimi i mëtejshëm i atij sinjali, që ata do ta marrin në vende të paautorizuara, kemi frikë se do të përsëriten ato abuzime të cilat disa herë na dalin si skandale të përgjimit masiv të qytetarëve – dekalroi  Aleksandar Nikolov, Asociacioni për Iniciativa zhvillimore “Zenit”.

Gordan Georgiev nga Instituti i Shkencave Sociale dhe Humane beson se do të duhet mbikëqyrje e përforcuar në ndjekjen e komunikimeve të shoqërisë civile dhe nga Parlamenti.

Është si të kesh një kompani që ka një monopol, në këtë rast është DSK-ja dhe ndjekja e komunikimeve, dhe e cila duhet vetë të de-monopolizohet, duke hequr dorë nga vet përfitimi, në këtë rast është ndjekja e komunikimeve. Kjo është arsyeja pse mendojmë se është i rëndësishëm monitorimi – tha Gordan Georgiev, Instituti i Shkencave sociale dhe humane.

Në monitorimin e përgjimit, Simonida Kacarska nga Instituti për politika evropiane e thekson rolin e opozitës.

Opozita do të kryesojë me komisionet që duhet të mbikëqyrin përgjimin dhe përdorimin e këtyre masave. Prandaj funksionimi i këtij sistemi varet në masë të madhe edhe nga ajo se sa opozita do ti marrë përsipër këto detyra, dhe sa deputetë do të inkurajohen për ta bërë këtë – u shpreh Simonida Kacarska, Instituti për politika evropiane.

Afati i fundit për shqyrtim publik në zgjidhjet e propozuara ligjore për reforma në shërbimet e sigurisë dhe të kundërzbulimit skadoi dje. Të njëjtat propozime të hënën do të vendoset në rend dite në Qeveri. Agjencia e re duhet të fillojë me punë për më pak se një vit./alsat-m