Sot (21.12.17) sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës në Republikën e Maqedonisë z.Valmir Aziri, morri pjesë në premierën e filmit dokumentar “I fundmi i Rilindasve Josif Bageri” kushtuar Josif Bagerit i cili u shfaq në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës. Mes tjerash sekretari Aziri realizoi takim me drejtorin e Muzeut Historik Ndërkombëtar  z.Dorian Koçi si dhe drejtorin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë z.Ilir Butka.

Për sekretarin Azirin kjo ishte një përvojë e këndshme dhe projekt i suksesshëm që është mbresëlënës në komunitetin shqiptar ngase bëhet fjalë për një figurë që fatkeqësisht pak njihet nga shqiptarët. Regjisori i filmit, Kujtim Xhonaj e pasqyron figurën e Josifit i cili qe rilindas, patriot shqiptar dhe shqiptardashës i cili gjer në moshën 16 vjeçare ishte audodidakt, e që nga kjo moshë fillon të mësojë e të shkruajë gjuhën shqipe.

Me kohë bëhet bashkëthemelues i Shoqatës Patriotike “Dëshira”, pastaj boton gazetën “Shqypeja e Shqypnisë”, e pas shpalljes së Pavarësisë bëhet redaktor i gazetës “Ushtima e Krujës”. Përpilimi i skenarit vjen nga Miradie Maliqi dhe Anxhelina Xharra. Konsulentë në film është gazetari Alush Kamberi teksa producentë janë Afrim Farizi, Genti Gjonaj dhe kompozitori Fatos Lumani. Filmi u financua nga Agjencia për Film e Republikës së Maqedonisë dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri, teksa vjen si prodhim i ndërsjellë nga “Dea Film” – Tetovë dhe “Bota Shqiptare”.