Ish-futbollisti holandez do ta vazhdojë karrierën si trajner i Atletico Paranaenses.

Karriera si trajner për Clarence Seedorf do të vazhdojë në kampionatin e Brazilit.

Legjenda e futbollit holandez është një hap larg nga marrja e drejtimit të Atletico Paranaense.

Ish-lojtari i klubeve të mëdha evropiane si Real Madrid, Inter dhe Milan, ka qëndruar pushim që pas shkarkimit nga klubi kinez Shenzhen në vitin 2016. Lajmi pritet të zyrtarizohet së shpejti nga të palët, pasi kanë mbetur për t’u përcaktuar detajet e fundit të kontratës.

Seedorf si trajner ka punuar për një kohë të shkurtër edhe te Milani por është shkarkuar menjëherë për shkak të rezultateve të dobëta.