Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Kosovës kanë nënshkruar 19 marrëveshje bilaterale, 16 dokumente tjera dhe 20 marrëveshje tjera janë në pritje për t’u firmosur, bëri të ditur kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në Prishtina.

Kosova dhe Maqedonia janë dy vende mike që nuk kanë çështje të hapura, tha ai ndër të tjera në Prishtinë. Sot patëm mundësinë të bisedojmë për shumë çështje në interes së dy vendeve. Unë jam kryeministri i parë i Maqedonisë që viziton Kosovën dhe jam shumë i lumtur për këtë. Sot patëm mundësinë të bisedojmë për perspektiva në interes të dy vendeve, folëm për ndërtimin e shpejtë të autostradës Shkup-Bllac, folëm për hapjen e pikës kufitare Bellanoc-Stançiq. Me Kosovën kemi nënshkruar 19 bilaterale, 16 dokumente tjera dhe momentalisht përgatiten të nënshkruhen edhe 20 marrëveshje janë në pritje për tu firmosur në interes të qytetarëve tonë – tha mes tjerash Zoran Zaev.

Zaev ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinja, vitin e ardhshëm ta vizitojë Maqedoninë dhe në një seancë të përbashkët qeveritare të finalizojnë marrëveshjet e mbetura. Zaev gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të të dy vendeve që ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellët në të gjitha fushat e jetës, me theks të veçan afaristët e dy vendeve nga të cilët Zaev kërkoi të investojnë sa më shumë me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës për rininë.

Nga ana tjetër Ramush Haradinaj vizitën e Zoran Zaev e vlerësoi si shumë të rëndësishme e cila do ndihmojë në përparimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve fqinje me aspirata të njëjta euro-atlanike.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare njëditore në Kosovë.

Zaev do të takohet me homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj, me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi si dhe me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kryeministri i Maqedonisë do të takohet me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit maqedonaso- kosovar.

Në delegacionin që do të udhëhiqet nga kryeministri Zaev do të jenë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, ministri i Kulturës Robert Alagjozovski, si dhe ministri pa portofol përgjegjës për Diasporën, Edmond Ademi.

Vizita e Zaevit është vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Kosovës.