Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, për transport, lidhje dhe ekologji, për punë dhe politikë sociale dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Në rend dite të Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave është Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për gjueti në lexim të parë të parashtruar nga një grup i deputetëve.

Anëtarët e Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji do të debatojnë për propozim-ligjet për ndryshim të ligjeve për komunikimet elektronike dhe për formimin e Rrjetit akademik hulumtues të Maqedonisë, të dy në lexim të parë, si dhe për Propozim-ligjin për gjelbërim urban në lexim të parë, të parashtruar nga një grup i deputetëve.

Komisioni për punë dhe politikë sociale do t’i shqyrtojë Raportin vjetor për punën e Agjencisë për supervizion të sigurimit kapital financiar pensional në vitin 2016, Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim të obligueshëm kapital financiar pensional, Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për marrëdhëniet e punës dhe Propozim-ligjin për tërheqjen e të drejtës së pensionit për punonjësit në miniera. të gjitha në lexim të parë.

Në rend dite të Komisionit ligjdhënës-juridik janë propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për kulturë, për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, për aktivitet filmik, për nëpunësit administrativ, për inspektimin administrativ, për mbikëqyrje inspektuese, për themelimin e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurën administrative dhe procedurën për marrëdhënie të punës në shkallë të dytë, për themelimin e Komisionit shtetëror për vendosje në shkallë të dy në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, për material të arkivit, për realizimin e barazisë së gjuhëve dhe letrave  zyrtare në RM, për amnisti, për gjueti, për komunikime elektronike, për themelimin e Rrjetit akademik hulumtues të Maqedonisë, për gjelbërim urban për sigurim të obligueshëm kapital financiar, për marrëdhëniet e punës, për realizimin e të drejtës së pensionit për punonjësit në miniera, të gjitha në lexim të parë