Gjykimi për lëndën e PSP-së “Dhunë në Qendër”  është shtyrë për më 27 dhjetor të këtij viti. Arsye për shtyrjen është se nuk janë siguruar kushte për incizimin e seancës së sotme.

Në lëndën “Dhunë në Qendër” akuzohen 14 persona për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Në seancat paraprake, siç publikoi MIA, faj për ngjarjet para Komunës Qendrës në qershor të vitit 2013, ka pranuar i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski.

Në këtë lëndë janë akuzuar edhe 12 persona të tjerë, mes të cilëve lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe deputetja e VMRO-DPMNE, Daniella Rangellova.