Ndonëse e re në skenën muzikore, ajo po arrin të korrë shumë sukses në hapat e saj të parë si këngëtare.

Është kjo Savanna, një këngëtare shqiptare, e cila karrierën e saj si këngëtare është duke e zhvilluar në Suedi.

Savanna së fundmi ka publikuar këngën e saj të dytë e titulluar “Eja” me producent suedez, Johan Bejerholm.

Kënga është realizuar me videoklip në Suedi.

Savanna si duket ka filluar të hyjë fuqishëm në tregun muzikore. Ajo para katër muajsh ka publikuar edhe këngën e saj të parë “Ku je”.