Këshilli për vlerësim të aktit të prokurorisë pranë Gjykatës Penale Shkupi-1, ka miratuar aktakuzën e PSP-së për rastin “Trezor” (Arka), në të cilin dyshohen ish-drejtori i DZK-së Sasho Mijallkov, ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-shefi i drejtorisë së pestë Goran Grujevski dhe ish-ndihmës-ministri në MPB Nebojsha Sajkoviq.

Lënda “Trezor” ka të bëjë me krimin ekonomik për keqpërdorimin e mjeteve të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë në lidhje me furnizimin e pajisjeve elektronike-komunikuese dhe trajnim për shfrytëzimin e tij nga një firmë e Britanisë së Madhe për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DZK.

Pritet që lënda t’i jepet një gjykatësit që do ta udhëheqë procedurën dhe do të caktohet afat kohor për fillimin e gjykimit.