Sasho Mijallkov, i njohur si njeriu i fuqishëm në VMRO-DPMNE që qëndroi edhe pas organizimit të këtij Kongresi në sinkron me liderin e dorëhequr Nikolla Gruevski, ka qenë një nga figurat e ekspozuara mbrëmë në Vallandovë, por edhe gjatë dy ditëve të ardhshme kur pritet të votohet për lider Hristijan Mickoski, njeriu që po ashtu është i afërmi i tyre.

Disa nga kandidatët që nuk i hynë garës për liderin e VMRO-DPMNE, përfshirë edhe figura të mirënjohura në mënyrë indirekte kanë drejtuar gishtin tek Mijallkov, se është orkestruesi i Kongresit dhe se Mickoski është i preferuari i tyre, informon INA.

Por një  gjë të tillë e ka pohuar edhe Filip Petrovski, kandidati që iu shmang garës, për shkak të akuzave të tilla, por edhe ai nuk ka përmendur emra. Por jozyrtarisht në koluaret e kësaj partie përflitet se Mijallkov vazhdon të jetë i fuqishmi i saj që kontrollon strukturat politike.

Mijallkov është anëtar i komitetit ekzekutiv. Ish-shefi i shërbimit sekret që kishte pushtetin e fortë gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE edhe përkundër akuzave ndaj Prokurorisë Speciale, ai vazhdon të mbetet në liri dhe se në disa raste janë hedhur poshtë nga gjykatat kërkesat për paraburgim apo masa tjera më të forta.