Aktori Gautam Rode i cili e mori famën me rolin e Sarasit në serialin “Sarasvatiçandra” ka vendosur të martohet. Gautam e ka marrë këtë vendim pas fejesës që bëri dy muaj më parë. Vajza me fat dhe që i ka rrëmbyer zemrën Gautam Rode quhet Pankhuri Awasthy, 26 vjeç, me profesion aktore.

Dy aktorët janë prej shumë vitesh në një lidhje por vetëm këtë vit vendosën që gjërat t’i bëjnë zyrtare. “I dashuroj sytë e saj, buzëqeshjen dhe karakterin e saj”, u shpreh Gautam Rode në një intervistë së fundmi.

“Kemi vendosur të martohemi vitin tjetër. Sapo të vendosim datën do filloj të kërkoj për lokalin ku do bëjmë dasmën”, zbuloi Gautam Rode.