Një 56-vjeçar i ka dhënë fund jetës ditën e Krishtlindjes në qytetitin e Korçës.

Siç bëhet e ditur, 56-vjeçari me iniciale A.D është gjetur i varur në banesën e tij, në lagjen nr 4. Policia pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes nga këqyrja e jashtme e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë i A.D, është dërguar në morgun e Spitalit për të kryer procedurat e mëtejshme. Ndërsa, mësohet se 56-vjeçari kishte pak kohë që ishte ndarë nga gruaja, me të cilën kishte dy vajza.

Blutë e Korçës bëjnë me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Më datë 25.12.2017, jemi njoftuar se në lagjen nr 4, në banesën e tij, është gjetur i vetëvarur shtetasi A.D, 56 vjeç.

Nga kqyrja e jashtme e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë i A.D, është dërguar në morgun e Spitalit për të kryer procedurat e mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.