Disa komandantë të grupit terrorist Shteti Islamik sot janë evakuuar nga provinca siriane Deir ez Zor me helikopterë amerikanë, lajmëroi agjencia SANA.

Pjesëtarët e SHI-së janë transferuar në provincën Al Haska, në verilindje të Sirisë. Kjo është hera e dytë që SHBA-ja të evakuojë terroristë të SHI-së.

Paraprakisht, Qeveria e Sirisë dërgoi letër deri te KB-ja, në të cilën e akuzon koalicionin e kryesuar nga SHBA-ja se i dakordon dhe i koordinon aksionet e saja me SHI-në.

Bi-Bi-Si më 14 nëntor bëri të ditur se Koalicioni i kryesuar nga SHBA-ja, së bashku me aleatët e saj nga Siria, janë dakorduar me SHI-në për evakuimin e 250 pjesëtarëve të grupit xhihadist, si dhe të 3.500 anëtarëve të familjeve të tyre nga qyteti Raka.