Në organizim të Klubit Ekonomik të qytetit të Shanliurfës dhe organizatës “ATIK”, një asociacion i biznesmenëve të mërgimtarëve  në Evropë në këtë qytet historik të Turqisë, i cili njihet edhe si qytet i profetëve, sot u hap Samiti i Parë Ekonomik. Në të marrin pjesë shumë organizata të biznesit dhe organizata joqeveritare si dhe politikanë dhe ekspertë të ekonomisë nga 23 shtete të botës, duke filluar nga India, Libani deri në Bullgari,  Austri, Danimarkë  Tunis etj.
Në këtë tubim merrpjesë edhe delegacioni nga Maqedonia  Visar Ganiu, kryetar i Çairit, Behixhudin Shehapi,  Nebi Hoxha nga OEMVP-ja dhe Haris Sulejmani gazetar dhe aktivist i “El Hilal”- it. Ky tubim në një vend i personaliteteve të njohur të shumë vendeve të botës është një mundësi shumë e volitshme për bashkëpunim në rafshin e investimeve dhe përforcimim e marrëdhënieve bileterale.