Këngëtari Sam Smith ka zbuluar diçka interesante dhe qesharake sa i përket simpatisë së tij ndaj Princit Harry.

Në emisionin Watch What Happens Live me Andy Cohen, ai pohoi se princin në fjalë e kishte takuar disa here, ndërsa ngjarja më interesante kishte ndodhur gjatë takimit të tyre të parë.

“Më thanë që të përkulem para tij, dhe pikërisht këtë edhe e bëra – u përkula. Ishte kënd i drejtë. Dukej sikur doja t’ia puthja organin gjenital”- deklaroi këngëtari.

Cohen dhe i ftuari Patti LaBelle qeshën me kujtimet e veçanta të Smith.

Këngëtari së fundmi për gazetën The Sun u shpreh se do të dëshironte shumë që të performonte në martesën mbretërore të Harry dhe Megan, por pas kësaj historie ai u shpreh se mbretëresha mund të jetë duke e konsideruar për ta rezervuar Ed Sheeran në vend të tij.