Në Gjykatën themelore Shkup 1 ekzistojnë 860 lëndë në të cilat  nuk ka të caktuar gjykatës që e sjellë në pikëpyetje saktësinë e të dhënave statistikore në raportet mujore dhe vjetore për punën e gjykatës dhe të gjykatësve që janë të kapshme për gjykatat më të larta, Këshilli gjyqësor dhe Minsitrisë së Drejtësisë.

Kjo është konstatuar në raportin e Grupit punues të formuar nga Minsitria e Drejtësisë për kontroll në zbatimin e dispozitave nga Ligji për gjykatat dhe Rregulloren gjyqësore në Gjykatën themelore Shkup 1, Gjykatën e Apelit Shkup dhe Gjykatën supreme.

Kontrolli në funksionalitetin e sistemit informatik dhe mbikëqyrje ndaj zbatimit të dispozitave të Rregullores gjyqësore në gjykata, përkatësisht në sistemin AKMIS për vitin 2016 dhe 2017, siç informoi ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji në konferencën e sotme për shtyp, ishte zbatuar më 5 dhe 10 tetor të këtij viti në Gjykatën themelore Shkup 1, më 9 nëntor në Gyjkatën e Apelit dhe më 17 nëntor në Gjykatën supreme.

Lëndë e kontrollit, në të tre gjykatat, theksoi, ishin procedurat për funksionimin e AKMIS, orarin vjetor të gjykatësve, procedurën për përjashtim të gjykatësit nga shpërndarja automatike dhe rishpërndarja e lëndëve, të gjitha vendimet për shpërndarje me dorë të lëndëve.

Më së shumti parregullsi, informoi, ka pasur në Gjykatën themelroe Shkup 1 ku plani vjetor për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykatë është sjellur vetëm në vitin 2013, nuk është formuar Trup punues për menaxhim me lkëvizjen e lëndëve në gjykata, nuk janë sjellur procedura të brendshme për procese të veçanta gjatë menaxhimit me lëvizjen e lëndëve në gjykatë, orari vjetor për punë të gjykatës për vitet 2016 dhe 2017 është ndërruar shpesh dhe nuk është respektuar procedura për sjelljen e tij,… Më së paku ka në Gjykatën e Apelit Shkup ku është konstatuar se lënda themelore regjistrohet në AKMIS, por të gjitha plotësimet e lëndës nuk regjistrohen por merret numri i lëndës themelroe dje lënda ruhet më regjistër. tek Gjykata supreme mes vërejtjeve të tkera qëndron edhe se AKMIS-i është zabtuar sipas zbatimit paraprak shpërndarje me dorë të lëndëve për çka ekziston vendim me shkrim nga Kryetari i gjykatës por ai nuk është në pajtim me dispozitat e Rregullores gjyqësore. Në këtë mënyrë, në vend të zgjedhjes së rastësishme të gjykatësit fitohet zgjedhje e pritur e gjykatësit.

Duke u prëgjigjur në pyetje, theksoi se kërkesë për raportin në të cilin ka edhe informata të kualifikuara parashtruan edhe nga PSP dhe potencoi se në pajtim me procedurat do të parashtrohet edhe aty.

Paralajmëroi se Ministria e Drejtësisë edhe në të ardhmen do të vendosë praktikë të kontrollit permanent në funksionimin e AKMIS-it dhe zbatimi i dispozitave të Rregullroes gjyqësore dhe se kontrolli do të vazhdojë edhe në gjykatat e tjera nëpër Maqedoni.