Zëdhënësi i kryengritësve jemenas, Muhamad Abdul Salam dërgoi kritika të ashpra për shkak të akuzave të SHBA-së, se Irani po i furnizon me raketa Hutët.

“SHBA-ja po shpikin gënjeshtra në mënyrë që t’i evitojnë pasojat nga vemdimi për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, që shkaktoi protesta në botën arabe dhe myslimane, prëfshirë edhe në Jemen”, shkroi Salam në Tuiter.

Përfaqësuesja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Niki Hejli të enjten e akuzoi Iranin se qëndron prapa sulmit të kohëmëparshëm raketor ndaj Arabisë Saudite.

ники хејли и ракетата

Hejli konferencën për shtyp e mbajti para një mbetjeje të projektilit që grupi i armatosur shiit jemenas e gjuajti drejt aeroportit në kryeqytetin saudit Riad, dhe tha se përzierja e Iranit në inncident është i padyshimtë.

“Kemi dëshmi të fuqishme se Irani me qëllim po i shkelë obligimet e veta ndërkombëtare dhe se tentoi, por nuk arriti, ta mbulojë përzierjen e vet. Kjo raketë ishte bërë në Iran, e dërguar guerilasve Hutë, të cilët e gjuajtën ndaj aeroportit civil ku mund të vriste qindra civilë të pafajshëm”, deklaroi Hejli.

Shefi i diplomacisë iraniane, Mohamad Xhafar Zarif konferencën për shtyp të Hejlit e vlerësoi si shfaqje.

Мохамад Џавад Зариф

“Kur isha në KB, isha dëshmitar i një shou të tillë dhe e di se çka pëson më tej”, shkroi Zarif në Tuiter.

Ai aludoi në deklaratën e vitit 2003 të sekretarit të atëhershëm amerikan të Shtetit, Kolin Pauell, i cili pohonte se SHBA-ja ka dëshmi se Iraku posedon armë biologjike. Kolin atëherë tregonte epruveta me spore siberiane.

Irani dhe Arabia Saudite janë të kyçura në një sërë konfliktesh në rajon, edhe në luftën qytetare në Jemen, Irani e mbështetë bashkësinë shiite Huti, përderisa Arabia Saudite është në anën e Qeverisë sunite. Arabia Saudite vendosi embargo ndaj Jemenit me qëllim që ta parandalojë Iranin që t’i armatosë Hutët, por e akuzoi Irnain se megjithatë ka arritur të fusë projektilë balistik me të cilët Hutët tani u kanosen qyteteve saudite.

Në përleshjet në Jemen deri më tani jetën e humbën mbi 10.000 njerëz dhe ka krizë humanitare.