Salah është i lumtur te Liverpooli dhe aktualisht nuk po mendon që të ndërrojë ambient.

Mohamed Salah ka shënuar 20 gola që kur iu bashkua Liverpoolit verën që lamë pas dhe synimi i tij është titulli i Premierligës me skuadrën e Jurgen Klopp, duke hedhur poshtë gjitha spekulimet për një kalim te Real Madridi.

“Deri më tani gjërat kanë shkuar mirë për mua këtu. Gjithmonë kam menduar që mund të adaptohem shpejt. Mendoj se mund të përmirësohem, 100  %. Mund të përmirësohem në shumë aspekte, kështu që më duhet të punoj shumë dhe të vazhdoj para”, tha Salah.

“Nuk e kemi fituar Premierligën që një kohë të gjatë dhe natyrisht se do të ishte bukur që ta fitojmë. Kemi ekip të shkëlqyer, trajner të shkëlqyer – jam i sigurt se mund të fitojmë trofe së bashku”, shtoi ai.

“Pse Liverpooili është klubi i duhur për mua? Për shkak të shumë gjërave. Gjithmonë kam luajtur PlayStation në FIFA me Liverpoolin kur kam qenë 18 ose 19 vjeçar, me lojtarë si Steven Gerrard, Sami Hyypia, Jamie Carragher, Michael Oëen dhe Xabi Alonso”, theksoi mes tjerash Salah. /