Sanduiçët e të gjithë llojeve janë bërë veçanërisht pas vitit 1990, ushqimi i preferuar i fëmijëve dhe të rinjve edhe në Shqipëri. Po cila është historia e vërtetë e këtij ushqimi të shpejtë dhe përse thirret me këtë emër?

Sanwich (sanduiçi) ka marrë emrin nga një lord i shekullit të 18-të, i cili nuk donte të ndërpriste bixhozin as për të ngrënë, prandaj shërbyesit ia çonin në tavolinë dy copa bukë të mbushura në mes me mish apo asortimente të tjera që preferonte lordi.

John Montagu, i lindur më 13 nëntor 1718, ishte diplomat britanik i arsimuar në Eton dhe në Trinity College, Kembrixh. Ai, në vitin 1729, në moshën 10-vjeçare, trashëgoi titullin nga gjyshi i tij, Edëard Montagu, si Earl i Sandwich-it. John shërbeu si Lord i Parë i Admiralitetit dhe si Sekretar i Shtetit për Departamentin Verior gjatë gjithë jetës së tij dhe kujtohet si njeriu që sponsorizoi udhëtimet eksploruese të Kapitenit James Cook, i cili në këmbim, për nder të tij, u vuri emrin Ishujt Sanduiç (Hawaii). Por emri i tij më së shumti do të përjetësohej nga një nevojë e tij për të mos ndërprerë kumarin. Ushqimi më popullor dhe i preferuar i miliona e miliona njerëzve, mban emrin e tij, Sandwich.