Moderatorja e sportit në RTK në Kosovë, Arbnora Ademaj ka dhënë një intervistë interesante.

Në këtë intervistë, ajo tregon se është një femër që lexon, kujdeset për veten dhe kërkon shumë për të qenë e plotësuar.

Cili është kujtimi yt më i hershëm?
Kam shumë kujtime të bukura të kahershme, por që nuk po më bie ndërmend tani me prek ndonjë.

Për cilën gjë të vjen më keq nga vetja jote?
Për asgjë, jam e matur në veprimet e mija.

Çfarë urreni më shumë tek të tjerët?
Dyfytyrësinë.

Cili ka qenë momenti yt më i sikletshëm?
Momenti më i sikletshëm në jetën time ka qenë kur kam filluar të drejtoj emisionin sportiv, nga që vija nga një fushë krejtësisht ndryshe.

Përveç pronave, cila është gjëja me e shtrenjtë që ke blerë ndonjëherë?
Kam shumë gjëra që blej por më e shtrenjta është makina që kam.

Cili është gjëja jote më e çmueshme?
Gjëja më e çmueshme që kam është një unazë që kam prej 7 vitesh, dhe qe ka rëndësi shumë të veçantë në jetën time.

Cila është fotoja jote e ballinës në telefon?
Fotoja që e mbaj gjithmonë në ballinën e telefonit është fotoja e djalit te vëllait, Oltit.

Çfarë nuk të pëlqen nga pamja jote?
Me duket se jam në rregull me pamjen time.

Kush do të doje të luajë rolin në filmin për jetën tënde?
Uuuuuu uroj të ndodhi ajo gjë dhe dëshira ime do kishte qenë Angelina Joli, psee joo?

Cila është fjala jote e preferuar?
Fjala ime e preferuar është “Tung” Tung dhe ka shumë fjalë tjera. E dashur, zemër , etj.

Cili libër të ka ndryshuar jetën?
Janë shumë libra që kam lexuar dhe që më kanë lënë mbresa të jashtëzakonshme dhe tani për tani që po më pëlqen shumë dhe që po e lexoj është nga autori “Osho” “Me ty dhe pa ty”.

Cila është gjëja më e keqe që dikush të ka thënë ndonjëherë?
Ka shumë fjalë që kam dëgjuar, por nga mungesa e besimit nuk ma thonë dot në sy.

Ueeeeeee… gjithmonë gjërat e ndaluara janë më të bukura.

Kush është dashuria më e madhe e jetës tënde?
Dashuria me e madhe dhe e padiskutueshme është familja ime.

Cila ishte puthja m ë e mirë e jetës tënde?
Kam marrë shumë puthje të mira në jetën nuk po mund veçoj asnjë, sepse gjithmonë ishin te bukura.

Joo asnjëherë sepse nuk them atë fjalë nëse nuk e ndjej.

Kë do kishe ftuar në sirtarin e ëndrrave tua?
Ata njerëz të cilët i kam përzemër.

Cili ishte zhgënjimi më i madh për ty?
Jeta gjithmonë ka baticat dhe zbaticat e vet, por pavarësisht vështirësive që mund te hasim në rrugëtimin e jetës asnjëherë nuk dorëzohem dhe gjithmonë ja dal aty ku dua unë.

Nëse do ktheheshe në kohë, ku do kishe shkuar?
Rruga që kam zgjedhur jam ok dhe nuk besoj që do kisha ndryshuar ndonjë gjë.

Kur ke qarë për herë të fundit dhe pse?
Kam qarë para disa ditësh sepse nëna ime e kishe një operacion

Sa herë në javë bën seks?
Nuk besoj se i intereson publikut një pyetje kaq personale. Jam shumë e bindur që nuk kanë interes…

Gjëja që do të përmirësonte kualitetin tim jetësor është vetëm puna,

Cila këngë do të doje të luhet në funeralin tënd?
Aaaaa …Aq më pak tani nuk dua ta mendoj vdekjen, kam shumë gjëra dhe ëndrra për të realizuar.

Cili është mësimi më i rëndësishëm që të ka mësuar jeta?
Mësimi më i rëndësishëm që më ka mësuar jeta është durimi.