Vendimi i Uashingtonit për furnizim të Ukrainës me armë, do ta provokojë Kievin për të përdorur forcë në konfliktin në Ukrainën lindore, paralajmëroi sot zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Gligorij Karasin.

Mediat amerikane, duke iu referuar personave zyrtarë, transmetuan se qeveria e SHBA-së e ka miratuar planin për dërgesën e armës vdekjeprurëse në Ukrainë me qëllim që ta forcojë armatën ukrainase, e cila lufton me separatistët e mbështetur nga Rusia.