Rusia ka shpallur nëntë media amerikane, duke përfshirë edhe Zërin e Amerikës, si agjentë të huaj.

Ligji i ri që bën të mundur që mediat e huaja të shpallen si agjentë u votua në parlamentin rus muajin e kaluar.

Që tani e tutje, mediat e huaja në Rusi, do të duhet të deklarojnë burimin e tyre të financimit.

Ligji erdhi si hakmarrje ndaj departamentin amerikan që urdhëroi kanalet ruse “RT” dhe “Sputnik” të regjistrohen si agjentë të huaj.

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë akuzuar RT-në për ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Sipas ligjit, nëntë organizatat mediake të renditura nga ministria ruse e drejtësisë do të duhet të regjistrohen si  “agjentë të huaj”.