Shtetet e Bashkuara duhet të tërheqin armët bërthamore që kanë vendosur në Europë në vend të përmirësimit të tyre tha një diplomat i lartë rus. Moska është e shqetësuar se përmirësimet e bombave bërthamore më të përtashmet për një luftë të mundshme aktuale.

SHBA depoziton rreth 200 nga bombat bërthamore të saj B61 në vende si Gjermania, Belgjika, Italia, Holanda dhe Turqia si pjesë e programit bërthamor të NATO’s. Rusia e ka konsideruar prej kohësh praninë e vazhdueshme të armëve bërthamore amerikane në vende të tjera si një gjest armiqësor pas Luftës së Ftohtë.

“Rusia ka tërhequr gjatë armët e saj bërthamore në territorin e saj kombëtar. Ne besojmë se pala amerikane duhet të kishte bërë një gjë të tillë shumë kohë më parë” tha për RIA Novosti, Mikhail Ulyanov, kreu i departamentit të mospërhapjes dhe kontrollit të armëve në Ministrinë e Jashtme ruse.

Në gusht, Administrata Kombëtare e Sigurisë Bërthamore e SHBA njoftoi një test të dytë të suksesshëm të B61-versioni i 12’të i bombës pa bërthama bërthamore. Testi i parë u krye në muajin mars. Versioni Mod12 ka për qëllim të zëvendësojë një numër projektesh të vjetra duke i rinovuar ato, me procesin që pritet të fillojë në vitin 2019.

Administrata e Trump planifikon të shpenzojë mbi 1 trilion dollarë për përmirësimin e arsenalit bërthamor të Amerikës.