Rusia shfaqi gatishmëri që të jetë “ndërmjetësuese korrekte” midis Izraelit dhe palestinezëve dhe ta ndërmarrë rolin të cilin SHBA-ja e ka me vite.

Zëvendësi i ambasadorit rus në KB, Vlladimir Safronkov e ofroi këtë rol të Rusisë në fjalimin e mbrëmshëm para Këshillit të Sigurimit.

Ai paraprakisht e mbështeti rezolutën në të cilën SHBA-ja vendosi veto, ndërsa me të cilën kërkohej presidenti amerikan Donald Tramp ta tërheq vendimin për shpalljen e Jerusalemit kryeqytet të Izraelit.

Presidenti palestinez Mahmud Abas e hodhi poshtë mundësinë që SHBA-ja të jetë ndërmjetëse për këtë hap të Trampit.

Safronov tha se bëhet gjithnjë e më e rëndësishme të shkohet “sa më shumë që është e mundur drejt negociatave të drejtpërdrejta izraelito-palestineze”. Negociatat e kryesuara prej SHBA-së pësuan dështim në prill të vitit 2014 dhe që atëherë kanë ngecur.

Ambasadori e përsëriti propozimin e Rusisë që të mbahet samit i liderëve palestinezë dhe izraelitë, duke vlerësuar se vendi i tij është i gatshëm të jetë ndërmjetës korrekt. Safronov, gjithashtu, e përsëriti thirrjen e ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, drejtuar Këshillit të Sigurimit që të fillojë një hetim gjithëpërfshirës i situatës në Lindjen e Afërt.

SHBA-ja dje i vendosi veto rezolutës të miratuar nga 14 anëtaret e tjera të Këshillit të Sigurimit të KB-së.