Parlamenti rus sot votoi për vazhdim të blerjes së bazës detare në Siri edhe për 49 vite, pasi që presidenti rus, Vlladimir Putin paralajmëroi tërheqje të pjesërishme të trupave ruse nga vendi.

Duma shtetërore votoi për ratifikimin e marrëveshjes me Sirinë, parashtruar nga Putini, me të cilën Rusia do t’i ruaj  anijet e veta ushtarake në bazën mesdhetare në Tartus edhe për 49 vite.

Ajo marrëveshje, gjithashtu, i mundëson Rusisë t’i ruajë atje 11 anijet njëkohësisht, duke i përfshirë edhe anijet bërthamore.

Rusia operon edhe në bazën ajrore në rajonin bregdetar të Sirisë, i cili është vatër e presidentit sirian Bashar al Asad prej fillimit të konfliktit në mars të vitit 2011.

Putin para një kohe të caktuar urdhëroi tërheqje të pjesërishme nga Siria, por tha se Rusia do ta ruajë atje praninë e saj ushtarake.