Associated Press

Arrestimet e diteve te fundit ne Maqedoni te bera pas urdher ndalimeve te leshuara me urdher te Prokurorise Publike kane filluar te hedhin drite te plote ne lidhje me dhunën në Kuvendin e Maqedonise  të 27 Prillit. Dhuna e ushtruar ndaj nje pjese te Deputeteve, drejtuesve te forcave te ndryshme politike maqedonase apo dhe perfaqesuesve te medias do hetohet aktualishte pasi mendohet se ka lidhje dhe eshte vazhdim i ngjarjeve te ndodhura ne Mal te Zi.

Nga ana e Prokurorise Publike te Maqedonise eshte bere arrestimi i Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe njeheresh drejtor i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.

Arrestimi i ish Ministrit Mitko Çavkov erdhi si pasoje e hetimeve disa mujore ne lidhje me ngjarjen qe tronditi jo vetem Parlamentin dhe poliken e Maqedonise por edhe Diplomacine Perendimore e cila ne ate kohe e denoi ashper kete ngjarje te dhunshme dhe te pa precedente.

Ngjarja ne fjale tregoi dhe nje here qarte dhe hapur bashkepunimin dhe mbeshtetjen qe kishin protestuesit e “Maqedonise se Bashkuar” nga strukturat shteterore te policies dhe Sherbimeve Sekrete te Maqedonise. Struktura te cilat kontrolliheshin prej me shume se ne dekate nga ish Kryeministri Nikolla Gruevski dhe njerezit e tij te besuar. Kjo ngjarje dhe dhuna qe e shoqeroi deri ne Parlamentin e Maqedonise kishte si synim politik vazhdimin e situates se trazuar politike ne Maqedoni dhe mos formimin e nje Qeverie pa VMRO-DPMNE-ne. Nga ana tjeter synonte ti bente presion dhe faktorit politik Shqiptar qe te mos bashkonte votat me LDMN-ne me qellim çuarjen e vendit drejte zgjedhjeve te reja te parakoheshme ne Maqedoni.

Situata e krijuar artificialishte ne kete vend i sherbente jo vetem Gruevskit dhe njerezve te tij por mbi te gjitha Rusise. Shteti Rus nepermjete instrumentave te tij, Sherbimit Sekret kerkon prej kohesh destabilizimin e Rajonit te Ballkanit dhe kjo ishte nje situate shume e favorshme per tu shfrytezuar.

Hetimet e deritanishme tregojne se  Çavkov është arrestuar lidhur me hetimin për dhunën në Kuvend të 27 prillit, kur e drejtoi shtabin operativ të MPB-së. Prej strukturave më të ulëta të MPB-së është theksuar se dy orë nuk ka dhënë urdhër për veprimin e policisë, me çka e ka vënë në rrezik jetën e deputetëve dhe gazetarëve. Gjithashtu gjate hetimeve ka dale se personat qe ushtruan dhune ne Parlamentin e Maqedonise Jo vetem qe nuk u ndaluan nga policia e maqedonise por kishin perkrahjen e nje pjese te MPB-se dhe Jo vetem. Sipas ketyre hetimeve te deritanishme rezulton se drejtuesit e ketyre protestuesve kishin kontakte dhe merrnin udhezime nga punonjes te Sherbimeve Sekrete Ruse SVR-se dhe GRU-se te cilet ishin nen petkun e Diplomateve ne Maqedoni.

Synimi i Sherbimeve Sekrete Ruse ishte mbajtja ne pushtet me cdo kushte e Nikolla Gruevskit, i cili sherbente politikave te tyre. Rezulton se disa prej punonjesve te ketij Sherbimi te dislokuar ne Ambasaden Ruse ne Maqedoni te jene dhe ideatoret e dhunes se 27 Prillit dhe qe u vu ne zbatim nga huliganet e dhunshem te ” Maqedonise se Bashkuar” te cilet paten mbeshtetjen shteterore te strukturave te Ministrise se Brendshme te Maqedonise. Nepermjete kesaj situate te krinuar punonjesit e SVR dhe GRU- se kerkonin perseritjen e skenarit te destabilizmit si te Malit te Zi por qe deshtoi ne momentet e fundit. (gazetamendimi