Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi sot priti homologun e tij maqedonas Talat Xhaferin. Ndër të tjera në takim është biseduar për çështjen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

“Ballkani Perëndimorë është pjesë integrale e sigurisë Evropiane. I konfirmova Xhaferit se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë integrimin euro-atlantik të Maqedonisë. Ligji për gjuhën shqipe të miratohet sa më parë. Po kështu duhet të intensifikohen marrëdhëniet mes parlamenteve tona, si dhe të forcohet bashkëpunim mes të dy vendeve tona në të gjitha fushat. Sa i takon bashkëpunimit ekonomik, Qafë-Thana duhet të jetë pikë e përbashkët doganore” – tha Ruçi.

Nga ana tjetër Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi konfirmoi nivelin e lartë të bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Edhe një herë konfirmuam nivelin e lartë të miqësisë mes dy vendeve tona. Miratimin e ligjit të pakicave të Shqipërisë që është edhe një urë lidhëse mes dy vendeve. Shpreh kënaqësi para së gjithash edhe përpjekjet e përbashkëta për aderim në Bashkimin Evropian. Unë në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit do të përpiqem që bashkëpunimi ynë mes dy vendeve të thellohet. Siç thashë edhe më parë jemi të fokusuar në një shtet me mundësi të barabarta. Në fund bëjë ftesë për bashkëpunim më të thellë” – tha Xhaferi.