Nuk ka treguar detaje se ku do ta vazhdojë karrierën e tij, por Sokol Balla e ka konfirmuar. Tashmë gazetari i njohur i ekranit është shkëputur nga Top Channel.

Lajmin e konfirmon vetë ai përmes një postimi ne Twitter.

Ja çfarë shkruan Sokol Balla në prag të ndërrimit të viteve;

Uroj qe jeni duke kaluar bukur. Ky vit mbyll shume kapituj per shume nga ne. Nje nga ata edhe une. Ne kete fund 2017 dua te uroj se pari koleget e mi te @topchanneltv me te cilet kalova me shume 12 vjet te paharruar, dhe me te cilet rruga ime sot ndahet. Gezuar 2018! Koli