Nëse Qeveria urgjentisht nuk merr vendim për ngrirjen e kontributeve që pronarët i paguajnë për punëtorët në industrinë e tekstilit, disa kompani do të duhet patjetër të largojnë punëtorët. Shkak për këtë është presioni që e bën paga minimale, dhe si pasojë ata nuk mund t’i rrisin edhe pagat e punëtorëve të tjerë, gjegjësisht për punëtorët më produktiv që kanë punë me përgjegjësi më të madhe. Një pjesë e ekonomistëve thonë se një pagë minimale bashkë me kontributet kompanisë i kushton 17 mijë denarë, që është për rreth 100 euro më shumë nga punëtorët e njëjtë në rajon. Kryetarja e organizatës së punëtorëve të tekstilit, Mariana Perkovska shprehet se në Bullgari paga e përgjithshme bruto për kokë punëtori është 200 euro. Për ta mbajtur presionin, disa kompani më të vogla kanë filluar të marrin kredi që të paguajnë paga. Nga ana tjetër, kompanitë më të mëdha kanë filluar të mendojnë që ta rritin çmimin e produkteve, por druajnë se me këtë mund t’ë humbasin klientët.

Nuk besoj se blerësit e huaj do ta absorbojnë rritjen. Me siguri do të ketë shpenzime. Për momentin Kosova dhe Bosnja me hapa të mëdha shkojnë drejt zhvillimit të kësaj dege. Kështu që, mendoj se nuk kemi kohë që ta lëmë këtë çështje të zgjidhet vetvetiu- tha SINKRON – Marijana Perkovska, kryetare e Klaster Tekstil

Punonjësit e tekstilit thonë se një pjesë e fabrikave të kësaj dege duhet t’i rrisin pagat për madje 2/3 të punëtorëve, për çka edhe kërkojnë ndihmë qeveritare. Ata thonë se kjo mbështetje ju duhet në afat prej tre viteve, me çka paralelisht pronarët e këtyre kompanive do të kërkojnë mënyrë për rritjen e produktivitetit. Nga Qeveria shprehen se kërkojnë zgjidhje.

Jemi duke menduar dhe për momentin bëjmë analizë nëse disa kompanive, në zona rurale duhet t’u ndihmojmë në mënyrë plotësuese- deklaroi ministëri i Financave Dragan Tevdovski.

Ndryshe në këtë sektor punojnë rreth 36 mijë punëtorë./Alsat-M